VIDEO/ Rejnxhërsi “shkatërron” Hamiltonin, Grezda aktivizohet për pak minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 17:55

VIDEO/ Rejnxhërsi “shkatërron” Hamiltonin, Grezda aktivizohet për pak minuta

Është luajtur sot ndeshja e fundit e javës së nëntë në kampionatin skocez. Skuadra e Rejnxhërsit arriti të merrte një fitore të rëndësishme përballë skuadrës së Hamilton në transfertë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Stiven Xherrard shënoi plot 4 herë në portën e kundërshtarit dhe pranoi vetëm një gol.

24154

Ndërsa në këtë ndeshje nga stoli e nisi dhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda i cili u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 82-të. Me këtë fitore skuadra e Rejnxhërsit renditet në vendin e 5-të të klasifikimit me 5 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Hearts.

52468

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"