VIDEO/ Reja udhëton drejt Napolit, trajneri i Kombëtares nderon ish-kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 22:17

VIDEO/ Reja udhëton drejt Napolit, trajneri i Kombëtares nderon ish-kapitenin

Klubi i Napolit kishte organizuar një ceremoni të veçantë mbrëmjen e sotme, gjatë ndeshjes me Genk në Champions League.

reja hamshik

Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili i dhuroi një fanellë të ekipit napoletan, për të respektuar kontributin që ka dhënë ndër vite sllovaku.

Reja, që për disa vite ka drejtuar edhe Napolin, i dorëzoi fanellën, ndërkohë Hamshik u emocionua duke mos i mbajtur dot edhe lotët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"