VIDEO/ Reja e injoroi, talenti i Kombëtares shqiptare zyrtarizon kalimin te Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2021 | 15:33

VIDEO/ Reja e injoroi, talenti i Kombëtares shqiptare zyrtarizon kalimin te Kosova

Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës. Futbollisti zhvilloi një takim me presidentin Agim Agemi ku firmosi dokumentin nëpërmjet të cilit do të luajnë me fanellën e dardanëve.

emir sahiti

Sulmuesi ka luajtur në të kaluarën dhe për shpresat e Shqipërisë, por tani do të luajë me kombëtaren e parë të Kosovës. Sahiti kishte dy vjet që priste ftesë nga kuqezinjtë, por që nuk erdhi kurrë.

23 vjeçari aktivizohet me Hajdukun e Splitit, ku këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola dhe po aq asiste.

sahiti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"