VIDEO/ Reja e injoroi, mesfushori shqiptar vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 22:40

VIDEO/ Reja e injoroi, mesfushori shqiptar vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk

Valon Ethemi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk, me lojtarin shqiptar që realizoi një tjetër gol për Istanbulsporin.

ethemi

Ish-kapiteni i Kukësit, kësaj radhe i shënoi Sivasporit në transfertë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 64’.

Ky është goli i dytë për futbollistin shqiptar në Superligën turke.

Kujtojmë që ai kishte deklaruar që donte të luante për Shqipërinë, por Edi Reja nuk e grumbulloi dhe për këtë arsye zgjodhi Maqedoninë e Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"