VIDEO/ Reina “engjëll dhe djall”, Milani përmbys Xhenoan në një ndeshje të “çmendur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 23:25

VIDEO/ Reina “engjëll dhe djall”, Milani përmbys Xhenoan në një ndeshje të “çmendur”

 

Ka përfunduar ndeshja spektakolare e Xhenoas dhe Milanit, me fitoren 1-2 të kuqezinjve me përmbysje.

bandicam 2019-10-05 22-54-03-622

Skuadra e Xhampaolos ka arritur të dalë me tre pikët nga fusha e Xhenoas, pas një ndeshje dramtaike, që kishte gola, kartona, VAR, penallti dhe mbi të gjitha shumë emocione.

Një gabim i Reinës, i dha mundësinë Shënesë të kalonte në epërsi Xhenoan në pjesën e parë. Por, e dyta nis me vrull për Milanin, që gjen golin e barazimit me Hernandez. Vetëm 4 minuta më vonë, gjyqtari akordon penallti për Milanin dhe ka hequr me të kuq Biraskin. Kesi nuk gabon dhe kalon kuqezinjtë në avantazh.

Kalabria në minutën e 79-të me kartonin e dhtë të verdhë lë skuadrën e tij me 10 lojtarë dhe rindez shpresat e Milanit.

Ndërkohë me të kuq jashtë fushe janë ndëshkuar Saponara dhe Kastijeho.

Në minutën e 90-të Kuame fiton një penallti, Shëne e godet, Reina e pret dhe shpëton Milanin duke shlyer dhe gabimin e tij në pjesën e parë.

Kështu Milani me këtë trepikësh shkon në kuotën e nëntë pikëve ne vendin e 11-të, ndërsa Xhenoa në vendin e parafundit me 5 pikë.

XHENOA-MILAN 1-2
(Shëne 41’/ Hernandez 52′, Kesi 57 (p))

90′ Gjyqtari konsultohet me VAR-in dhe akordion penallti për Xhenoan, Shëne godet por gabon nga pika e bardhë. Pret Reina.


79′ Karton i kuq për Kalabrian. Tashmë skuadrat luajnë me 10 lojtarë.

57′ GOOOLL Milani kalon në epërsi. Janë dashur më shumë se 3-4 minuta që arbitri të akordoi 11-metërsh. Gjyqtari vendos, ndëshkon me të kuq Biraskin dhe Kesi shënon nga pika e bardhë.

52′ GOOLL Milani barazon sfidën. Hernandez është ai që shënon dhe rivendos ekulibrat.


46′ Xhampaolo hedh në fushën e lojës Paketën dhe Leaon, dalin Piontek dhe Çalhanoglu.

41′ GOLLLXhenoa kalon në avantazh. Lase Shëne me goditje dënimi gjen rrugën e rrjetës, pas një gabimi të Reinës.

Formacionet zyrtare: 

XHENOA: Radu, Krishito, Zapata, Romero, Pajac, Lerager, Radovanoviç, Shëne, Giljone, Pinamonti, Kuame. Trajner: Andreazoli

MILAN: Reina, Kalabria, Duarte, Romanjoli, Hernandez, Kesi, Bilja, Çalhanoglu, Pionte, Suso, Bonaventura. Trajner: Xhampaolo

dhd

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"