VIDEO/ Rei Manaj nuk di të ndalet, sulmuesi i Kombëtares gjen sërish rrugën e rrjetës në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 18:04

VIDEO/ Rei Manaj nuk di të ndalet, sulmuesi i Kombëtares gjen sërish rrugën e rrjetës në Spanjë

Rei Manaj vazhdon të tregojë formë të mirë me Barcelonën B në Divizionin 2 në Spanjë, teka ditën e sotme ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës.

bandicam 2021-03-07 17-57-45-200

Lushnjari ka shënuar golin ë parë për katalanasit në minutën e 41’, duke i hapur rrugën përmbysjes së skuadrës së tij në sfidën ndaj Llagostera, që kishte shënuar dy herë, me Kortes në minutën e 19’ dhe Gil në minutën e 34’.

Manaj pasi merr një top në zonë, ia del që me forcë ta mbrojë, për ta dërguar më pas në fundin e rrjetës. Ky është goli i tetë për Manajn me Barcelonën B këtë sezon, me sulmuesin e Kombëtares që vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer.

Ndeshja u mbyll me fitoren 4-2 të Barcelonës, që në pjesën e dytë shënuan plot 3 herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"