VIDEO/ Realizoi supergol ndaj Juventusit, sulmuesi i Specias feston si… Kristiano Ronaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 9:42

VIDEO/ Realizoi supergol ndaj Juventusit, sulmuesi i Specias feston si… Kristiano Ronaldo

Në ndeshjen e të mërkurës pasdite, Specia-Juventus e cila përfundoi me shifrat 2-3, skuadra vendase ka surprizuar jo pak skuadrën e Masimiliano Alegrit, duke përmbysur rezultatin, por një fund duke e dorëzuar vetë edhe pse zhvilluan një ndeshje të madhe ndaj Juventusit e cila vinte për të marrë fitoren e parë në kampionat.

GIAZI

Sulmuesi anësor i Specias, Emanuel Giazi realizoi një supergol tek barazimi i përkohshëm i sfidës duke dhuruar një “perlë” ku portieri polak Shezni nuk mundi dot ta ndalte atë top.

27-vjeçari ganez menjëherë pas golit si një “thumbim” për juventinët ka festuar si Kristiano Ronaldon ku i kujton “Zonjës së Vjetër” largimin e tij nga skuadra bardhezi. Ky ishte goli i dytë për Giazin në kampionat, pas golit në javën e parë ndaj Kaljarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"