VIDEO/ Realizoi në stadiumin e Uest Hemit, Kristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 15:30

VIDEO/ Realizoi në stadiumin e Uest Hemit, Kristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord

“London Stadium” i Uest Hemit u bë dje stadiumi i 66-të i ndryshëm në të cilin Kristiano Ronaldo ka shënuar gol, duke luajtur në pesë kampionatet kryesore të Europës.

ronaldo

Që kur ka debutuar për herë të parë me fanellën e Mançester Junajtidit në sezonin 2003-2004, gjeografinë e golave të sulmuesit portugez nuk e arrin asnjë futbollist. Në këtë klasifikim, ai lë pas sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka shënuar në 64 stadiume të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"