VIDEO/ Realizoi gol fantastik duke “vallëzuar” në mbrojtjen kundërshtare, talenti Ernest Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 13:50

VIDEO/ Realizoi gol fantastik duke “vallëzuar” në mbrojtjen kundërshtare, talenti Ernest Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes

Ernest Muçi është duke kaluar një moment fantastik te Legia e Varshavës. Talenti 21-vjeçar po shndërrohet në një protagonist absolut te skuadra polake, teksa pas shpërthimit “alla Bejl” në Ligën e Europës, ditën e djeshme, gjeti rrugën e rrjetës në kampionat. Muçi “vallëzoi” në mbrojtjen kundërshtare në minutën e 27-të, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.


Ish-lojtari i Tiranës, bëri një ndeshje thuajse perfektë, teksa në fund u zgjodh si lojtari më i mirë i sfidës.  Kjo gjë u konfirmua nga vetë klubi i Legias nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"