VIDEO/ Realizimi spektakolar i Xhixhës me veprim akrobatik, shokët e skuadrës vendosin duart në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 21:14

VIDEO/ Realizimi spektakolar i Xhixhës me veprim akrobatik, shokët e skuadrës vendosin duart në kokë

Redon Xhixha është duke vënë në pah klasin e tij, teksa së fundmi ka mrekulluar shokët e skuadrës me një veprim akrobatik në seancën stërvitore, duke realizuar një eurogol.

Xhixha goli

Me stil gërshërë pas harkimit nga e djathta, Xhixha arriti të tundte rrjetën, teksa ky fakt ka ekzaltuar edhe shokët e skuadrës, që kanë vendosur duart në kokë, duke mbetur të mahnitur nga klasi i shqiptarit.

Kujtojmë që Xhixha u transferua nga Tirana drejt Karabak për 550 mijë euro në merkaton e janarit. Deri tani Xhixha ka shënuar 2 gola në 10 ndeshje ku 3 i ka nisur nga minuta e parë.  Karabak po përgatitet për ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Samaxi më 2 prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"