VIDEO/ Realizimi i 13-të në Itali, sulmuesi shqiptar “abonohet” me golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 21:05

VIDEO/ Realizimi i 13-të në Itali, sulmuesi shqiptar “abonohet” me golin

Sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj po kalon një formë mjaft të mirë në Serinë C italiane teksa duket se është “abonuar” me golin. 25-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj San Donatos, ku skuadra e tij Entela triumfoi me rezultatin 4-1.

entela

Për Merkajn ky ishte goli i 13-të në kampionat, teksa sulmuesi shqiptar është shndërruar në një lider te skuadra e Entelës që renditet në vendin e dytë me 68 pikë, 4 më pak se Rexhiana kryesuese. Me këtë ecuri, gjasat janë të mëdha, që Merkaj në të ardhme të transferohet në një skuadër edhe më cilësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"