VIDEO/ Realizim spektakolar nga goditja e dënimit, mesfushori i Kombëtares e nis kampionatin me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 20:19

VIDEO/ Realizim spektakolar nga goditja e dënimit, mesfushori i Kombëtares e nis kampionatin me gol

Mesfushori Valon Ahmedi e ka nisur kampionatin bjellorus në mënyrën më të mirë të mundshme. 28-vjeçari që aktivizohet në radhët e Shakhtjor Soligorsk, ka realizuar një gol fantastik në minutën e 14-të, në duelin ndaj Naftan, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-1.

Ahmeti

Ahmedi shënoi kështu golin e parë në kampionat për këtë sezon për Shakhtjor, teksa vjet arriti të gjente vetëm 2 herë rrugën e rrjetës në 25 ndeshje, si dhe realizoi edhe 4 asiste. Mesfushori është pjesë e skuadrës bjelloruse që prej vitit 2021, duke u shndërruar në një protagonist, duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Titullar në këtë duel për Shakhtjor Soligorsk ishte dhe mesfushori shkodran Ardit Krymi që bëri një paraqitje të shkëlqeyer.

Ai numëron edhe 2 paraqitje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë në vitin 2017, teksa ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"