VIDEO/ Reali vazhdon përforcimet, prezantohet talenti Vinicius Jr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 15:48

VIDEO/ Reali vazhdon përforcimet, prezantohet talenti Vinicius Jr

Reali i Madridit gjithmonë ka bërë blerje të goditura në merkato si edhe në gjetjen e talenteve të rinj. Ashtu është cilësuar edhe ardhja e lojtarit brazilian, Vinicius Jr i cili ëhstë 18 vjeç dhe u ble nga Flamengo për 45 milionë euro. Sot është bërë edhe ceremonia e prezantimit të tijh ku fjalën e mori presidenti Perez duke thënë:

Perez

Mirëdita dhe mirëserdhët në Santiago Bernabeu. I urojmë mirëseardhjen Vinicius Jr.  I dashur Vinicius tashmë je këtë për të përmbushur ëndrrën më të madhe. Vetëm 18 vjeç vendose që Real Madrid të bëhet pjesë e jetës tënde dhe që do të jetë sfida jote më e madhe. Dëshiroje të triumfoje në këtë klub dhe është momenti të punosh, por të duhet të punosh fortë dhe në mënyrë intensive. Jemi të sigurt që do të jesh një nga futbollistët më të mirë që do të lërë gjurmë në historinë e Real Madrid”.

Më pas presidenti ja kali fjalën lojtarit të ri i cili tha:

Vinicius

Faleminderit që jeni këtu. Kjo është mundësia më e mirë që ka një lojtar futbolli. Do të sakrifikojë shumë për të vërtetuar që e meritojë këtë mundësi. Sakrifica nuk është diçka e re për mua. Vij nga një familje shumë e thjesht, për të cilën jam shumë krenar për atë çfarë ka bërë për mua dhe për vlerat që më kanë mësuar.

Tani kam mundësin të vijë në klubin më të mirë të futbollit në Real Madrid. Me moshën time do ti tregojë misterit dhe shokëve të mi që jam i përgatitur për të luajtur. Do të tregojë dhe të mësojë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur. E di që përshtatja nuk do të jetë e lehtë, por jam i përgatitur për të bërë çfarë të jetë e nevojshme.

Falënderojë shumë presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit e Real Madrid që besuan në futbollin tim. Së fundmi, falënderojë familjen time për gjithçka që kanë bërë për mua dhe ëndrrën time. Nuk do t’iu zhgënjejë kurrë. Zgjodhe mes shumë ekipesh, ekipin e Real Madrid më të mirë në botë. Shpresojë të jem këtu për shumë vite. Jemi Real Madrid dhe gjithmonë do të duam më shumë. Hala Madrid”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"