VIDEO/ Reali rikthehet te fitorja duke mposhtur Granadën. Hazard shënon golin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 17:55

VIDEO/ Reali rikthehet te fitorja duke mposhtur Granadën. Hazard shënon golin e parë

Reali i Madridit ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Granadas me rezultatin 4-2, në “Santiago Bernabeu”.

bandicam 2019-10-05 18-03-33-567

Skuadra e Zidan me anë të Benzemasë kaloi në avantazh që në minutën e dytë të sfidës. Në minutën e 45-të, Hazard ka shënuar golin e tij të parë me Realin dhe të dytin për skuadrën e tij në këtë sfidë.

Modriç shënoi të tretin, por Granada nuk u dorëzua dhe në minutën e 69-të dhe të 77-të shënoi dy gola duke rihapur sfidën. Hame Rodrigez në minutën e 90-të gjeti golin e katërt dhe mbylli “historinë” e fitores për skuadrën e tij.

Kështu Reali me këtë trepikësh vazhdon të jetë në vendin e parë me 18 pikë, pas 8 javësh kampionat.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"