VIDEO/ Reali po përpiqet “ta heqi qafe”, Bejl vazhdon të shijojë “dashurinë” e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 17:41

VIDEO/ Reali po përpiqet “ta heqi qafe”, Bejl vazhdon të shijojë “dashurinë” e tij

Teksa në Spanjë flitet se Real Madridi do ta largojë Garet Bejlin në fund të sezonit, futbollisti uellsian vazhdon të praktikohet me lojën e tij të dashur golfin në shtëpi.

gold

Pasi shumë skuadra kanë vendosur të ndërpresin përgatitjet në mënyrë që të qëndrojnë në karantinë, Bejl ushtron lojën e golfit me letrën higjienike. Në një video të fundit të publikuar, ai tregon mjeshtërinë e tij në këtë sport.

Shfaqja e hapur si pasion për golfin para Real Madridit pas sigurimit të kualifikimit të Uellsit në EURO 2020 acaroi pa masë tifozët e Realit. Bejl po kalon periudhën më të errët te Reali teksa jo vetëm që nuk shënon, por thuajse nuk aktivizohet nga trajneri Zidan, i cili tentoi ta largonte gjatë merkatos verore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"