VIDEO/ Reali pa shënjestër, kampionët e Spanjës zhgënjejnë që në ndeshjen e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 22:59

VIDEO/ Reali pa shënjestër, kampionët e Spanjës zhgënjejnë që në ndeshjen e parë të kampionatit

Real Madrid ka hedhur hap fals në takimin e parë të sezonit të ri në kampionatin spanjoll. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk shkuan më larg se një barazim 0-0 me baskët e Real Sociedadit.
EiYd6YHWAAIZWgZ
Pavarësisht dominimit të ndeshjes, skuadra e Zinedin Zidanit nuk diti të shënojë dhe të merrte 3 pikët në këtë takim, pavarësisht se nisej si favorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"