VIDEO/ Reali fiton dhe pa sulmues, Kasemiro merr 3 pikët me dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 18:00

VIDEO/ Reali fiton dhe pa sulmues, Kasemiro merr 3 pikët me dopietë

Megjithëse vuan nga mungesat e rëndësishme në repartin sulmues (Hazard dhe Bejl) duket se Real Madridi e ka gjetur “ilaçin” e duhur për të qenë fitues dhe pretendent për trofe.

FITORE

 

Skuadra e Zinedin Zidan fitoi sfidën e rëndësishme në kampionatin spanjoll kundër Sevijas me rezultatin 2-1. Këtë herë, golashënuesi i “Los Blancos” ishte mesfushori Kasemiro, i cili arkëtoi 3 pikët e çmuara për Realin me dopietë. Fillimisht, ai realizoi pas një asisti me thembër të serbit Luka Joviç në minutën e 57-ë.

7 minuta më vonë andaluzianët vendosën sfidën në baraspeshë falë De Jong. Por, sërish Reali nuk hoqi dorë nga fitorja duke arritur të kthente sfidën në avantazh, ku Kasemiro shënoi saktë me kokë në minutën e 69-ë.

Pas fitores së Superkupës së Spanjës, Reali i ka synimet e qarta për titullin kampion në Spanjë duke luftuar dhëmbë për dhëmbë me Barcelonën. Pas 20 ndeshjesh, ata kryesojnë kampionatin spanjoll me 43 pikë, por me një ndeshje më shumë se Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"