VIDEO/ Reali feston barazimin si fitore, madrilenët vuajnë për të marrë pikë përballë Valencias

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 23:03

Bota FB La Liga Të fundit Video

VIDEO/ Reali feston barazimin si fitore, madrilenët vuajnë për të marrë pikë përballë Valencias

Real Madridi nuk ka mundur të parakalojë në renditje Barcelonën duke marrë një pikë sfilitëse ndaj Valencias në “Mestaja”. Madrilenët ia dolën vetëm në minutën e 90’+5 të barazonin takimin me Valencian. Në pjesën e parë, skuadra e Zidan dominoi duke krijuar shumë raste, por mungonte saktësia.

kroosi
Më pas Valencia arriti në pjesën e dytë të merrte frenat e lojës dhe pas një aksioni të gjatë kaloi në avantazh në minutën e 78-ë me Karlos Soler.

13-herë kampionët e Europës vuajtën deri në fund për të marrë qoftë dhe një pikë të vetme. Në aksionin e fundit të takimit, Benzema përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke i vjedhur fitoren Valencias.

Tashmë, Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshin brirët këtë sezon për herë të parë ditën e mërkurë. Asnjëra prej tyre nuk pranon barazim teksa kërkojnë të marrin kreun e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com