VIDEO/ Reali “fërkon duart”, Atletiko dhe Barcelona ndajnë nga 1 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 22:46

VIDEO/ Reali “fërkon duart”, Atletiko dhe Barcelona ndajnë nga 1 pikë

Është mbyllur në barazim 1-1, kryendeshja e javës së 8 në La Liga mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës. Në takimin e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”, Atletiko gjeti e para rrugën e rrjetës me autor Saul Niguez në minutën e 21-t. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, ndërsa në të dytën Barcelona ishte më kërkuese duke e dominuar takimin.

Barca

Ishte sulmuesi uruguaian Luis Suarez që vendosi baraspeshën me golin e shënuar në minutën e 82-t. Pavarsisht përpjekjeve në fundin e lojës, asnjë nga skuadrat nuk arritën ta fitonin takimin. Një rezultat ky që i shkon përshtat Realit të Madridit, i cili fitoi në transfertë ndaj Getafes, duke ngushtuar kështu diferencën me kryesuesit e Barcelonës dhe duke parakaluar Atletikon në renditje.

Në javën e ardhshme, Barcelona do të presë Malagan në shtëpi, ndërsa Atletiko Madrid do të udhëtojë për tu ndeshur me Selta Vigon në transfertë. Në 8 javë Barcelona ka arritur të sigurojë 22 pikë duke udhëhequr kampionatin me një diferencë +5 nga Reali, ndërsa Atletiko ndodhet në vendin e 3 me 16 pikë në 8 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"