VIDEO/ Reali “fal” vendin e parë, ekipi i Zidan ngec në shtëpi dhe nuk shfrytëzon humbjen e Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 23:00

VIDEO/ Reali “fal” vendin e parë, ekipi i Zidan ngec në shtëpi dhe nuk shfrytëzon humbjen e Barçës

Barcelona u mund ditën e sotme, por diçka të tillë nuk diti ta shfrytëzojë Reali i Madridit.

real madrid betis

Ekipi i Zidan barazoi pa gola në shtëpi përballë Real Betisit, duke mbetur në vendin e dytë në La Liga. Reali gjeti golin që në minutën e 8-të me Hazard, por pasi u rishikua, belgu kishte nisur aksionin në pozicion jashtë loje.

Madrilenët u përpoqën në shumë mënyra për të shënuar, por deri në fund nuk arritën dot që të thyejnë Betisin, dhe në fund morën vetëm 1 pikë. Pas 11 ndeshjesh, Reali ka po aq pikë sa Barcelona, 22, por mban vendin e dytë për golavarazh më të dobët. Kujtojmë që të dyja ekipet kanë pa luajtur edhe “El Classicon” mes tyre, që në këtë sezon duket se skuadrat do shkojnë në një balancë të plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"