VIDEO/ Reali del nga “boshti” në kampionat, Hazard lë fushën me akull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 23:13

VIDEO/ Reali del nga “boshti” në kampionat, Hazard lë fushën me akull

Real Madridi pësoi një humbje të papritur kundër Levantes në fushën e “Ciutat de Valencia” me rezultatin 1-0.

ERaVl2zWAAcGcSW

Edhe pse trajneri Zidan aktivizoi futbollistët më të mirë, “Los Blancos” dështuan të merrnin 3 pikë duke i hapur rrugën Barcelonës për të marrë kryesimin e kampionatit spanjoll.

Por, këtë humbje Reali nuk e pagoi lehtë. Eden Hazard u zëvendësua në minutën e 67-ë të takimit dhe kamerat në fushë fiksuan momentin kur futbollisti belg vendosi një pako me akull në kyçin e djathtë, e cila bën të ngre shqetësime nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kundër të fazës së 1/16-ave kundër Mançester Sitit ditën e mërkurë.

Humbja e sotme erdhi pas mposhtjes që Majorka i shkaktoi Realit në 19 tetor të vitit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"