VIDEO/ Reali bën ndalesën e parë në kampionat, Benzema fal një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 23:14

VIDEO/ Reali bën ndalesën e parë në kampionat, Benzema fal një penallti

Reali i Madridit ka bërë ndalesën e parë në kampionat. Kampionët në fuqi të La Ligës, nuk shkruan më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Osasunës. Një hap fal i papritur ky për skuadrën e Ançelotit, që kaloi e para në avantazh me anë të Vinicius Zhunior në minutën e 42-të.

cd4fe827aa24f9508d52472270db4229o2

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, ndërkohe qe ne fragmentin e dytë të lojës, miqtë arritën të barazonin shifrat me sulmuesin Kike Garsia, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të. Goli i 32-vjeçarit rezultoi vendimtar, ndërkohë që në minutën e 78-të, Osasuna mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Unai Garsias.

Në minutën e 79-të, Karim Benzema kishte shansin e artë për të kaluar sërish në avantazh madrilenët, teksa sulmuesi francez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.


Në minutën e 81-të, Benzema gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Minutat e mbetura të ndeshjes nuk prodhuan gol. Ky ishte barazimi i parë në kampionat për Realin. Skuadra e Ançelotit ndodhet në kuotë të barabartë pikësh me Barcelonën, teksa ndeshjen e radhës do e luajë në transfertë ndaj Getafes.

LA LIGA RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"