VIDEO/ Real Madridi nuk di të ndalet në kampionat, mposht me lehtësi Espanjolin dhe vazhdon në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 15:13

VIDEO/ Real Madridi nuk di të ndalet në kampionat, mposht me lehtësi Espanjolin dhe vazhdon në krye

Real Madridi ka mposhtur në shtëpi Espanjolin, me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në kampionat.varane

Që në fillim të takimit ekipi i Zidan u hodh në sulm, duke pasur disa raste shënimi. Megjithatë goli erdhi në minutën e 37’, kur Rafael Varan shënoi pas një pasimi perfekt të marrë nga Benzema. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me madrilenët në sulm.

Ishte Karim Benzema që shënoi golin e dytë dhe të fundit për ekipin e tij, teksa në minutën e 79’ shënoi një gol shumë të bukur pas një kombinimi perfekt me mesfushorin Valverde.bbenzema

Lajmi i keq për këtë ndeshje për madrilenët është kartoni i kuq që mori Mendi në minutën e 83’ duke munguar kështu për ndeshjen e radhës ndaj Valencias.

Pas kësaj ndeshje Reali renditet në vendin e parë me34 pikë, ndërsa Espanjoli renditet në vendin e parafundit me 9 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"