VIDEO/ Raste të shumta shënimi në “Elbasan Arena”, por Partizani dhe Laçi e mbyllin në barazim pa gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:44

VIDEO/ Raste të shumta shënimi në “Elbasan Arena”, por Partizani dhe Laçi e mbyllin në barazim pa gola

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshje mes Partizanit dhe Laçit në “Elbasan Arena” e vlefshme për javën e tretë në Kategorinë Superiore. Ishte një sfidë spektakolare, ku nuk munguan rastet për gol, por asnjëra nga skuadra nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës.

bandicam 2020-11-21 18-19-56-840

Skuadra e Dajës kishte disa raste të arta shënimi, ku vlen të theksohet ai i minutës së 88’, ku Solomon mori një pasim perfekt nga Bardhi dhe u shfaq i vetëm me portierin Sherri, por topi i gjuajtur nga ai shkon jashtë portës. Pas tre javëve të para, Laçi ka grumbulluar vetëm 3 pikë, ndërsa Partizani ka 4 pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

FT| PARTIZANI-LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja1

88’ Çfarë ka humbur Solomon! Bardhi i jep një pasim perfekt sulmuesit Solomon, me këtë të fundit që shfaqet i vetëm me portierin Sherri por nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

81’ Ramos e ka të pamundur të vazhdojë sfidën, pas dëmtimit të marrë dhe kërkohet zëvendësimi. Cungu hedh në fushë Mazrekajn në vendin e Ramosit dhe Prengën në vendin e Nuabuezes.

80’ Zëvendësim te Partizani, Daja largon nga fusha e lojës Kardozon dhe në vendin e tij inkuadron Tedi Carën.

75’ Momente ankthi për Malën dhe Ramos, të cilët pas një përplasje me njëri-tjetrin dëmtohen keq dhe bien në fushën e lojës, duke u kërkuar menjëherë ndihma e mjekëve.

70′ Zëvendësime edhe te Laçi, largohen Rapo dhe Musta dhe futen Lushkja me Turkajn.

64′ Zëvendësimi i parë te Partizani, Daja largon nga fusha e lojës Brojën dhe inkuadron Hysenin.

62’ Raste të njëpasnjëshme për Partizanin! Fillimisht Solomon gjuan nga jashtë zone, por Sherri largon rrezikun, me topin që shkon te Kardozo, i cili e kalon bukur te Idrizaj, por ky i fundit e gjuan mbi traun e portës.

60’ Tenton të rrezikojë Laçi! Ramos lëviz bukur dërgon topin e rrezikshëm në zonë, por Bitri mbyll gjithçka. Në të njëjtin aksion, Shehu tenton të pasojë Nuabuezen, i cili do shfaqej i vetëm me portierin Hoxha, por mbyll përsëri Bitri në momentin e fundit.

58’ Dyluftime të forta në mesin e fushës, ku në fund rron Broja fiton goditje dënimi pas ndërhyrjes së Tekos.

55’ Krosim i rrezikshëm i Kotes nga krahu i djathtë, por largojnë mbrojtësit e Laçit.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

39’ Reagon më në fund Laçi me Shehun që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon jashtë portës.

32’ Kote lëshon një top të gjatë dhe të saktë për Solomon, por arbitri ndal lojën për pozicion jashtë loje.

28’ Nuk është e qetë skuadra e Cungut, e cila ka humbur disa topa pranë zonës, duke rrezikuar, por Partizani nuk është treguar i saktë.

18’ Pretendon për penallti Partizani, me Malën që rrëzohet në zonën e Laçit pas një ndërhyrje të mbrojtësit Adolf Selmani, por arbitri e konsideron gjithçka të rregullt.

9′ Flirton me golin skuadra e Dajës, me Solomon që merr një pasim perfekt në zonë, gjuan dhe kalon portierin, por mbrojtësi Ignjatoviç largon topin mbi vijën fatale.

2’ Mundësi e arët shënimi për Partizanin, Bradhi kroson bukur nga e majtë dhe Kardozo shumë pranë portës gjuan jashtë me kokë.

Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Mala, Solomon, Kardoso. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Musta, Shehu, Ramos, Rapo, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

;l;kl

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"