VIDEO/ Rashica shënon supergol në “frymën e fundit”, Volfsburg merr kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 17:34

VIDEO/ Rashica shënon supergol në “frymën e fundit”, Volfsburg merr kreun e renditjes

Kanë përfunduar takimet e Bundesligës të programuara për në orën 15:30. Rashica ka shënuar një supergol në frymën e fundit.

auto_854168010-milot-rashica-werder-bremen1517675605

7 minuta lojë i kanë mjaftuar futbollistit me orgjinë shqiptare për të treguar vlerat. Në minutën e 96 ai ka realizuar një gol nga goditja e dënimit. Rashica është hedhur në fushë në minutën e 83 dhe i ka dhënë fitoren Verder Bremenit me Frankfurtin me rezultatin 1-2, në fushën e këtyre të fundit.

40625728_1026566900849930_4896864889034768384_n

Volsburg ka arritur një fitore të madhe përballë Leverkusen. 1-3 ka qenë rezultati i përgjithshëm që i jep mundësinë Volsburgut të renditet e para, përkohësisht. Ndërkohë që Ausburg ka barazauar 1-1 me Munchenglabah, i njëjti rezultat është regjistruar edhe në Nurenberg-Mainz.  Hofenheim ka fituar me Freiburg me rezultatin 3-1. Ndërkohë dita e sotme mbyllet me ndeshjen Shtutgart-Bajern Mynih në orën 18:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"