VIDEO/ Rashica shënon me Vitesen, goli i shqiptarit ndihmon ekipin të afrohet me kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 18:02

VIDEO/ Rashica shënon me Vitesen, goli i shqiptarit ndihmon ekipin të afrohet me kreun e renditjes

Në sfidën e vlefshme për javën e 9-të Eredivizie holandeze mes Herenven dhe Viteshe, e cila është mbyllur pjesa e parë me shifrat 0-3, golin e avantazhit e ka shënuar pikërisht sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në minutën e 17 të sfidës.

rashica

Goli erdhi nga krahu i majtë i sulmit ku mesfushori For krosoi në qendër të zonës dhe Rashica arriti jo me pak vështirësi të shënonte golin e avantazhit për skuadrën e tij Viteshe e cila aktualisht ndodhet në vendin e 3 me një ecuri mjaftë pozitive. Vlen të theksohet fakti që ky ishte goli i 3 në këtë sezon për Rashicën dhe gjithashtu ka arritur të dhurojë 2 asiste këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"