VIDEO/ Rashica nuk u ndahet golave, ylli i Kosovës ka dhe fatin me vete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 16:07

VIDEO/ Rashica nuk u ndahet golave, ylli i Kosovës ka dhe fatin me vete

Milot Rashica shfaqi sërish më të mirën nga vetja duke shënuar në testit miqësor mes dy skuadrave gjermane Verder Bremenit dhe Hanoverit.

RASHICA

Skuadra e yllit të Kosovës fitoi bindshëm 3-1 falë dopietës së amerikanit Xhoshua Sarxhent.

23-vjeçari shënoi nga jashtë zonës duke u ndihmuar edhe nga portieri kundërshtar që nuk arriti ta kontrollonte si duhet topin e ardhur në drejtim të portës.

Në dy sezonet e fundit, Rashica ka shënuar rezultate perfekte në aspektin individual duke realizuar 16 gola në 39 ndeshje. Shumë zëra në merkaton europiane e lidhin të ardhmen e Rashicës jashtë Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"