VIDEO/ Rashica jep asist në ndeshjen e parë, Volfsburg triumfon ndaj Shalkes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 17:48

VIDEO/ Rashica jep asist në ndeshjen e parë, Volfsburg triumfon ndaj Shalkes

U luajtën sot 5 takimet e vlefshme për javën e parë të Bundelsigës gjermane. Milot Rashica, e ka nisur me asist sezonin e ri, duke dhënë kështu kontributin e tij, në barazimin 1-1 që skuadra e tij Verder Bremen arriti ndaj Hanoverit. 22-vjeçari e nisi nga stoli takimin, teksa u hodh në fushë në minutën e 52-të. 5 minuta para fundit, shqiptari i Kosovës, asistoi për Gebre Selasi, i cili gjeti golin e barazimit.

Rashica

Në sfidat e tjera, Augsburgu dhe Eintrakt Frankfurt kanë fituar në transfertë përballë Duseldorf dhe Freiburg, ndërkohë që Herta e Berlinit mposhti Nurembergun në shtëpi me rezultatin minimal 1-0. Fitore e artë edhe për Wolfsburgun në këtë javë të parë, teksa triumfoi ndaj Shalkes me rezultatin 2-1.


Në orën 18:30 do të luhet edhe përballja e fundit për ditën e sotme, ajo mes Borusia Myshenglabah dhe Bajern Leverkusen. Ndërkohë që java e parë do të mbyllet ditën e nesërme me 2 sfidat, Mainz-Shtutgard dhe Dortmund- Lajpcig.

REZULTATET E SFIDAVE TË SOTME: 

Verder Bremen – Hanover 1-1

Duseldorf-Augsburg 1-2

Freiburg-Entrakt Frankfurt 0-2

Herta Berlin – Nurenberg 1-0

Volfsburg-Shalke 2-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"