VIDEO/ Rashford nuk i beson syve, humbet rastin që mund t’i kushtojë trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2021 | 23:13

VIDEO/ Rashford nuk i beson syve, humbet rastin që mund t’i kushtojë trofeun

Teksa të gjithë e mendonin të lehtë, Mançester Junajtid po vuan përballë spanjollëve të Vijareal duke përfunduar ndeshjen në kohën e rregullt 1-1 dhe ekipet i janë drejtuar lojës shtesë.

rashford

Por një rast i pastër i humbur nga sulmuesi Markus Rashford po bën xhiron e rrjetit. Sulmuesi anglez gabon para portierit në minutën e 70-të takmit duke bërë më të vështirën për të nxjerrë topin jashtë. Rashford nuk u besoi syve dhe reagimi i tij tregon qartë zhgënjimin.

Në rast se do të shënonte ky gol do të ishte vendimtar dhe mund t’i siguronte Solskjaer trofeun e parë me “djajtë”, por tanimë duhet pritur rezultati i plotë në mbarim të shtesave për të parë fituesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"