VIDEO/ Raportim special i “Panorama Sport”! Finalja historike e Ligës së Konferencës, gjithçka çfarë ndodhi në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 23:05

VIDEO/ Raportim special i “Panorama Sport”! Finalja historike e Ligës së Konferencës, gjithçka çfarë ndodhi në Tiranë

Tirana priti sot eveniment historik për Shqipërinë, finalen e Ligës së Konferencës që luhet mes Romës dhe Fejnord duke filluar nga orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

AIR ALBANIA FINALJA LIGA E KONFERENCES

Një ngjarje e rëndësisë së jashtëzakonshme jo vetëm për sportin shqiptar, por edhe për imazhin e vendit tonë, që u pasqyrua gjerësisht në “Panorama Sport”. Ja gjithçka çfarë ndodhi në Tiranë ditën e sotme:

NGJARJET E DITËS

ORA 21:00- Ndeshja me koment live. 

Ora 20:59- VIDEO/ Spektakël në Tiranë, finalja e Ligës së Konferencës starton me një koreografi mahnitëse

Ora 20:52- VIDEO/ Momente tensioni në shkallët e stadiumit, tifozi i Romës futet në tribunën e holandezëve dhe e pëson keq

Ora 20:48- VIDEO/ Të gjithë të çmendur pas Totit, badigardët “izolojnë” legjendën italiane nga fansat e shumtë

Ora 20:30- Nga Boniek, te Toti, Van Persi, Tomason e Van Marvink, legjendat e futbollit pushtojnë tribunën e “Air Albanias”. Nuk mungon as Edi Reja.

647af437-c4ff-47b7-9e37-9eeb99f1d4ce

Van Persi Tomason

Ish-trajneri

boniek

Toti

20:10- Nuk mungojnë flamujt shqiptar në pjesën e ultrasve të Romës dhe në tribunën karshi.

Flamur shqiptar

19:58- Kupa e Ligës së Konferencës dhe topi zyrtar pozicionohen në hyrje të fushës!

ee9e4acb-226e-4778-893c-578c59d8c5a8

Ora 19:50- Të dy tifozeritë janë duke krijuar një atmosferë elektrizuse në stadiumin “Air Albania”. Nuk mungon “Fair Play”, me tifozë të Romës dhe Fejnordit që ndodhen ngjitur njëri-tjetrit në tribunën përballë.

pjimage (4)

Ora 19:40 – Afro 50 % e tifozëve janë futur në stadium, teksa atmosfera duket me të vërtetë elektrizuese.

 

Ora 19:33- Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe ylli portugez Luis Figo, bisedojnë së bashku në tribunën VIP të “Air Albanias”

06f96f77-b395-4296-990a-528cf9235234

Ora 19:32- Zhoze Muronjo zbret në fushë dhe iu shkel syrin të pranishmëve në tribunën e gazetarëve.

murinjo

Ora 19:15 – Autobusët e skuadrave mbërrijnë në “Air Albania”.

Ora 19:22 – “BARBARI”/ Ultrasit e Fejnordit drejt stadiumit “Air Albania”, ndezin flakadanët përgjatë bulevardit (VIDEO)

Ora 19:18 – Bergomi dhe Karesa duke biseduar pranë panikave të “Air Albanias”.

WhatsApp Image 2022-05-25 at 7.13.08 PM (1)

Ora 19:05 – Tifozët e Fejnordit nisin provokimet e para, djegin flamurin e ekipit të Romës

Ora 19:02 – Kaloi kordonin e policisë dhe tentoi të hynte në stadium, policët i vendosin prangat tifozit holandez

Ora 18:52 – Stadiumi “Air Albania” fillon të mbushet nga tifozët e të dyja skuadrave.

WhatsApp Image 2022-05-25 at 6.47.06 PM (1)

18:40 – Atmosfera në ambientet e jashtme të “Air Albania”-s, teksa shihen grumbujt e të dy tifozerive në radhë për t’u futur në stadium. Për fat të mirë, nuk raportohet për incidente.

Ora 18:30 – FOTOLAJM/ Një mbështetës i skuadrës së Romës shfaqet me fanellën e Kumbullës drejt marshimit për në stadiumin “Air Albania”

WhatsApp Image 2022-05-25 at 6.28.08 PM (1)

Ora 18:29 – VIDEO/ Pak orë nga starti i finales së Ligës së Konferencës, tifozët e Fejnordit nisen në drejtim të “Air Albania”-s

Ora 18:27 – Presidenti Meta ndan momentin e veçantë të tifozëve të Romës dhe Fejnordit: Futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe kombet

Ora 18:22 – FOTO + VIDEO/ Kontrolle të rrepta, tifozët e Romë marshojnë drejt “Air Albania”-s

Ora 18:15 – VIDEO/ Holandezët “ndezin” Tiranën, shihni atmosferën elektrizuese të tifozëve të Fejnordit

18:06- Atmosferë elektrizuese në 2 “Fan Zone”, ku janë stacionuar tifozët e Romës dhe ata të Fejnordit. Kujtojmë që italianët e kanë qendrën e grumbullimit te Amfiteatri në Kodrat e Liqenit, ndërsa holandezët janë pozicionuar tek Pedonalja.

Ora 18:03- Fotoja legjendare e fëmijës me “gishtin e mesit”/ Djali dhe babai e rikrijojnë në Tiranë pas… 20 vitesh

Ora 17:49 – FOTO/ Frika e përleshjes mes ultrasve të Romës dhe Feynoordit, furgonët e policisë stacionohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Ora 17:32 – VIDEO/ Shfaqe spektakolare, xhongleri shqiptar me famë botërore magjeps tifozët e Fejnordit

Ora 17:29- Reja flet si i zoti i shtëpisë: Shqiptarët sot ndihen më shumë italianë se sa holandezë…

Ora 17:25- FOTOLAJM/ Finalja e Ligës së Konferencës, kush është djaloshi shqiptar që do i dorëzojë topin zyrtar gjyqtarit

Ora 17:10- Përplasja e tifozëve në Tiranë bën jehonë në mediat italiane, media prestigjioze zbulon prapaskenat: Vodhën thikat në restorant…

Ora 15:47 – FOTOLAJM/ Legjendat e Romës zbarkojnë në Tiranë për finalen, gati për të ndjekur skuadrën e Murinjos në “Air Albania”

Ora 15:24 – FOTO+VIDEO/ Nën shoqërinë e Birrës “Korça”, tifozët e Romës “elektrizojnë” Tiranën

Ora 15:09 – Finalja e Ligës së Konferencës/ Roma me një tifoz special, Françesko Toti mbërrin në Tiranë (FOTO)

Ora 14:51 – VIDEO/ Festa me alkool në Pedonale me tifozët e Fejnordit, shqiptari transportohet menjëherë në spital

Ora 14:33 – VIDEOLAJM/ Festë me këngë dhe birra, si duket situata tek tifozeria e Romës tek Liqeni Artificial

Ora 14:05 – VIDEO/ Tifozët e Romës në delir, shihni si festojnë në avion ndërkohë që fluturojnë drejt Tiranës

Ora 13:22 – FOTO+VIDEO/ “Dridhet” Tirana, shihni çfarë bëjnë tifozët holandezë…

Ora 12:11 – “Blindohet” stadiumi, efektivët e policisë rrethojnë “AIR Albania”-n

Ora 11:24 – Nata e çmendur me veprime të dhunshme, policia: Deportuam 80 huliganë italianë, do përjashtohen përgjithmonë nga ambientet sportive

Ora 10:26 – “Lufta” me huliganët/ Pak orë para finales, Policia përzë nga Tirana 80 tifozë pas natës së çmendur me veprime të dhunshme

Ora 09:45: Normaliteti është kthyer në kryeqytet pas ngjarjeve të mbrëmshme me tifozët që mbërrijnë sot më të shumtë në kryeqytetin shqiptar për të qenë të pranishëm për finalen e madhe.

Ora 08:00 – Shishe, shkopinj dhe gurë/ Policia e Shtetit bën bilancin e “luftës” me huliganët: 10 efektivë të plagosur, u shoqëruan…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"