VIDEO/ Ramos: Unë jam 1-shi i penalltive, Benzemas ia lashë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 17:43

VIDEO/ Ramos: Unë jam 1-shi i penalltive, Benzemas ia lashë sepse…

Largimi i Kristiano Ronaldos nga skuadra e Realit të Madridit ka lënë një vend të lirë. Atë të ekzekutuesit të penalltive, që e ka marrë Serxhio Ramos. Ai ka shënuar në ndeshjen e djeshme pikërisht nga pika e bardhë. Ndërsa penalltinë e dytë ai ia la Benzemas dhe shkak për këtë ka qenë shoqëria e tyre.

ramos-benzema

Ndërkohë pas ndeshjes ai tha: Unë jam ekzekutuesi i parë i penalltive dhe Benzema është i dyti. Nuk duhet të jemi asnjëherë egoist por të shoqëror me njeri-tjetrin”.

Ndërsa për mënyrën e ekzekutimit të penalltisë ai është shprehur: “Ishte krejtësisht e improvizuar. Kjo ishte një teknikë që e kam përdorur që një kohë të gjatë dhe zakonisht portierët e dinë, por ishte një mundësi e mirë për ta bërë këtë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"