VIDEO/ Ramos feston me shqiponjë, Reali i bën “poker” Eibarit dhe kap kreun e La Ligas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 20:31

VIDEO/ Ramos feston me shqiponjë, Reali i bën “poker” Eibarit dhe kap kreun e La Ligas

Reali i Madridit u rikthye te fitorja në La Liga, teksa në javën e 13-të mposhti pastër në transfertë Eibarin, me shifrat 0-4.

ramos

Ekipi i Zidan pothuajse likuidoi gjithçka që në pjesën e parë. Karim Benzema zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, ndërsa tre minuta më pas, një penallti të fituar nga Hazard, e shndërroi në gol kapiteni Serxhio Ramos, i cili më pas iu drejtua kamerës teksa festonte me një shqiponjë.

Një tjetër penallti u akordua për Realin, ku në minutën e 29-të, këtë herë i saktë nga pika e bardhë u tregua Karim Benzema. Në fraksionin e dytë të lojës, golin e katërt e shënoi Federiko Valverde, me një goditje të bukur nga hyrja e zonës.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në vendin e parë, me 25 pikë, 3 më shumë se Barcelona, që luan ndaj Selta Vigos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"