VIDEO/ Ramos feston me “shqiponjë”, mediat serbe: E bëri sepse mbështet Shqipërinë e Madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 17:20

VIDEO/ Ramos feston me “shqiponjë”, mediat serbe: E bëri sepse mbështet Shqipërinë e Madhe

Spanja ka arritur të dhurojë spektakël përballë Kroacisë duke e shkatërruar me rezultatin 6-0. Në këtë ndeshje u vu re edhe një episod ku protagonist ishte mbrojtësi Serzhio Ramosit. Lojtari i Realit të Madridit shënoi një gol të bukur me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe më pas ka festuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

ramos

Por ka mjaftuar vetëm kaq që gazeta serbe “Kurir”. Ata shkruajnë se ky simbol përfaqëson Shqipërinë e Madhe dhe Ramos e ka bërë për të mbështetur këtë ide. Ndërkohë Ramos nuk e bën për herë të parë këtë gjest, por edhe më parë dhe ka sqaruar se e bën këtë festim në simbol të lirisë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"