VIDEO/ Rama shfaqet në Torino, takim me presidentin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 19:45

VIDEO/ Rama shfaqet në Torino, takim me presidentin e Juventusit

Juventusi po fiton ndaj Lacios, në takimin e javës së dytë të Serisë A. Në stadium për të mbështetur bardhezinjtë, ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në “InstaStory” një video ku ai shfaqet në stadiumin së bashku me presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli, i cili e ftoi kryeministrin shqiptar, për të ndejekur ndeshjen e skuadrës së zemrës. Pasi dihet që Rama është një tifoz i flaktë i Juves.

ed-1

Mësohet se kryeministri ka udhëtuar me çarterin e Igli Tares drejt Torinos, i cili ndodhej në Shqipëri për pushime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"