VIDEO/ Rama inspekton punimet në stadiumin e Kukësit: Punë e mirë, ka qenë copë-copë. Gjici: Tifozët më spiunojnë në telefon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 0:22

VIDEO/ Rama inspekton punimet në stadiumin e Kukësit: Punë e mirë, ka qenë copë-copë. Gjici: Tifozët më spiunojnë në telefon

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në stadiumin e ri të Kukësit, i shoqëruar nga kreu i bashkisë dhe njëkohësisht presidenti i nderit te verilindoërt, Safet Gjici.gjici rama

Ndërsa pa punimet, Rama u shpreh se është bërë punë e mirë, ndërsa shtoi se më parë, në vendin ku po bëhet stadiumi, nuk ka pasur asgjë. “Është bërë punë e mirë, këtu ka qenë copë-copë, s’ka pasur asgjë“, tha Rama.

Gjici u shpreh se stadiumi prite të mbarojë në fund të muajit gusht, ndërsa shtoi se “spiunohet” nga tifozët për vijimin e punimeve.

Këtu vijnë çdo ditë 200-300 veta, që shohin punimet, sidomos mosha 50-vjeç, rrinë dhe marrin në telefon, janë supervizorë të Faikut, dhe informojnë çdo ditë. Janë shumë tifozë, shohin ça u bë sot ca u bë nesër“, tha Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"