VIDEO/ “Raketë” nga 46 metra, futbollisti fut brenda në rrjetë portierin bashkë me topin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:11

VIDEO/ “Raketë” nga 46 metra, futbollisti fut brenda në rrjetë portierin bashkë me topin

Një nga golat më të bukur të kësaj fundjave vjen nga Bundesliga. Në sfidën e sotme midis Borusia Myshenglabahut dhe Mainzit, e cila u fitua nga vendasit 3-1, të gjithë vëmendjen e mori goli i tretë i “Prusianëve” shënuar nga mesfushori Florian Neuhaus.

eurogoli

Në minutën e 87-ë të takimit, portieri i Mainzit Robin Zentner del nga porta dhe largon topin me kokë, por Nehaus e ka rikuperuar topin menjëherë dhe duke parë portën bosh u rrotullua dhe goditi nga 46 metra distancë duke e hedhur portierin rival brenda në rrjetë bashkë me topin.

Goli mori duartrokitjet e tifozëve vendas, por dhe të shumë fansave të futbollit në rrjetet duke e konsideruar si një ndër golat më të bukur të këtij sezoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"