VIDEO/ “Raketa Armando Broja”, sulmuesi shqiptar vlerësohet edhe nga UEFA: Kush është talenti më premtues i përfaqësueses tuaj?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 22:00

VIDEO/ “Raketa Armando Broja”, sulmuesi shqiptar vlerësohet edhe nga UEFA: Kush është talenti më premtues i përfaqësueses tuaj?

Si të mos mjaftonin elozhet e thurura nga trajneri i Çelësit, Tomas Tuhel, ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka përfunduar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s.

BROJA 1

Një postim i gjithi i dedikuar Brojës! “UEFA EURO 2024”, ka shpërndarë një video, me mbishkrimin “Raketa Armando Broja! Kush është talenti më premtues i përfaqësueses tuaj?”. Ky status ka marrë reagime të shumta në “Twitter”, duke e shndërruar sulmuesin shqiptar në një yll të vërtetë.


Broja është duke kaluar një formë të shkëlqyer te Sauthemton, ku ka realizuar deri tani 5 gola në një nga kampionatet më të forta në botë, si Premier Liga.

Për sa i përket videos, UEFA ka përzgjedhur golin e realizuar nga Broja, në fitoren 5-0 që Shqipëria arriti ndaj San Marinos në Elbasan Arena.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"