Video/ Radas për kupën: Na mungon ky trofe, në Vlorë çdo ndeshje e vështirë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Prill 17, 2018 | 15:41

Video/ Radas për kupën: Na mungon ky trofe, në Vlorë çdo ndeshje e vështirë

Nesër në 18:30 luhet takimi Flamurtari-Skënderbeu e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Vlonjatët janë dukshëm më të favorizuar pasi kanë fituar ndeshjen e parë në Korçë me rezultatin 0-1. Në prononcimin e zakonshëm para ndeshjeve, Radas, me nje shqipe të pastër, është shprehur se Skënderbeut i mungon ky trofe pas 7 viteve të sukseshme si fitues të kampionatit. “ Kemi 7 vite të suksesshëm por kupën skemi arritur ta fitojmë asnjëherë. Nesër do bëjmë gjithçka për ti shkuar deri në fund”, shprehet Radas.

radas
Ai prek gjithashtu edhe vështirësinë  e ndeshjes, që normalisht ndodh në Vlorë kur vjen ekipi Korçar. “ Nuk do të jetë i njëjti takim si ai që fituam 0-3 në kampionat pasi garat kanë speicifika të ndryshme. Një gol diferencë nuk është shumë dhe ne do të tentojmë të fitojmë. Si çdo ndeshje në Vlorë gjatë këtyre viteve edhe kjo do të jetë e vështirë. Ne nuk kemi asnje presion”, përfundoj Radas që me shumë gjasa do të mbajë shiritin e kapitenit ditën e nesërme në mungesë të Shehit.






www.minuta90.com