VIDEO / Racizëm dhe dhunë, Egjipti akuzon Senegalin për trajtimin që iu bë Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 21:24

VIDEO / Racizëm dhe dhunë, Egjipti akuzon Senegalin për trajtimin që iu bë Salah

Federata e Futbollit e Egjiptit ka bërë një ankesë zyrtare duke akuzuar Senegalin për racizëm dhe për dhunë ndaj futbollistëve të saj në ndeshjen e të martës në kualifikueset e Botërorit. Senegali fitoi me penallti në këtë sfidë duke lënë jashtë Egjiptin, me Salah dhe shokët e tij të skuadrës që e kishin të vështirë të gjuanin prej dritave-lazer që u drejtoheshin nga tribunat.

bandicam 2022-03-29 22-46-24-791

Por jo vetëm kaq, pasi ata u gjuajtën me sende, siç tregonin videot edhe pas ndeshjes, kur Salah po i drejtohej dhomave të zhveshjeve.

“Skuadra egjiptiane ishte viktimë e racizmit pasi parulla ofensive u shfaqën në stadium kundër lojtarëve, sidomos ndaj Mohamed Salah, liderit të skuadrës’, shkruhej në reagimin e federatës e cila publikonte dhe foto të incidenteve të ndryshme.

“Turma gjithashtu terrorizoi lojtarët duke i gjuajtur me shishe dhe gurë gjatë nxemjes. Për më tepër, autobusët e Egjiptit u sulmuan, duke sjellë thyerjen e dritareve e plagosur e lënduar disa persona, të dokumentuara me foto dhe video që shoqërojnë ankimin tonë”, shkruante Federata e Egjiptit e cila i është drejtuar FIFA-s duke kërkuar dënimin e Senegalit për ngjarjen e pashembullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"