VIDEO/ Qeveria mbyll rrugët, ai e bën maratonën në… ballkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 21:34

VIDEO/ Qeveria mbyll rrugët, ai e bën maratonën në… ballkon

Në një ballkon 7 metra të gjatë, distanca e përshkuar 42.2 kilometra. Elisha Nokomovitz e përshkoi distancën e maratonës në 6 orë e 48 minuta javën e shkuar, një rekord personal. Urdhri i qeverisë franceze për të qëndruar në shtëpi, nuk arriti ta ndalojë të stërvitet për një maratonë 32-vjeçarin, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

izrael
Përveç sfidës personale, përmes kësaj maratone ai donte të bënte edhe një sensibilizim, duke ia dedikuar të stafit mjekësor që po bën një punë të jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës.

Nokomovitz ka marrë pjesë në 36 maratona deri tani, por kjo e ballkonit ishte edhe më e vështira për shkak të kushteve, ku ai nuk mund të shfrytëzonte dot hovin dhe i duhet të kthehej vazhdimisht pas.

“Kënaqësia ime e vetme është vrapimi, pavarësisht asaj që ndodh përreth”, tha atleti, i cili jeton në qytezën franceze Balma, në afërsi të Tuluzës dhe maratonën e anuluar të Barcelonës nuk e kishte imagjinuar se do ta bënte në ballkonin e tij.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"