Video që po bën xhiron e rrjetit/ Futbollisti i Interit bie nga shkallët e autobusit para finales së Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 22:57

Video që po bën xhiron e rrjetit/ Futbollisti i Interit bie nga shkallët e autobusit para finales së Champions-it

Një episod gazmor është regjistruar mbrëmjen e sotme, teksa skuadra e Interit mbërriti në Stamboll, ku u akomodua, për t’u përgatitur për finalen e madhe të Champions-it ndaj Sitit që do të zhvillohet ditën e shtunë.  

auto_Screenshot_6-7-1183x7201686256347

Për mbrojtësin e zikaltërve, Denzel Dumfris kjo aventurë më tokën turke, nuk ka nisur si duhet. Në momentin që ai po zbriste nga autobusi , holandezi është rrëzuar nga shkallët. Për fat të mirë, ai nuk është lënduar, por video është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"