Video që po bën xhiron e rrjetit, Aguero ngacmon arbitren gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 16:15

Video që po bën xhiron e rrjetit, Aguero ngacmon arbitren gjatë ndeshjes

Mançester Siti u rikthye te fitorja ditën e djeshme, teksa mposhti Arsenalin 1-0, falë golit të shënuar nga Rrahim Stërling.

aguero arbitrja

Megjithatë vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Kun Aguero, i cili u rikthye në fushë ditën e djeshme, pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Argjentinasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pas një qasje të çuditshme ndaj arbitres anësore gjatë ndeshjes.

Pasi pati një bisedë të shkurtër, për të sqaruar një vendim të gjyqtares, ai e shoqëron me një prekje atë, diçka që menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet. Diçka e çuditshme kjo nga sulmuesi, që tashmë ka nisur të bëhet virale në rrjetet sociale dhe mbi këtë vetë Aguero në orët e ardhshme mund të japë edhe një sqarim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"