VIDEO/ Puthje në qafë dhe pëshpërima në vesh, shikoni çfarë i bëjnë Ronaldo dhe Bonuçi argjentinasit Dibala

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 13:20

VIDEO/ Puthje në qafë dhe pëshpërima në vesh, shikoni çfarë i bëjnë Ronaldo dhe Bonuçi argjentinasit Dibala

Juventusi arriti të triumfonte në derbi ne Italisë përballë Interit me rezultatin 1-2 falë golave të Dibalës dhe Higuain. Në prononcimet pas ndeshjes, nuk munguan ngacmimet ndaj autorit të golit të parë, i cili duke folur “live” për mikrofonat e “Sky Sport” nuk u la reahat nga Kristiano Ronaldo dhe Bonuçi.

Dibala-Ronaldo-Bonuci

Ylli portugez, kaloi pas Dibalës dhe i pëshpëriti diçka në vesh kolegut të tij. Argjentinasi e kaloi me një buzëqeshje këto moment, ndërkohë fill pas tij u shfaq edhe kapiteni i mbrëmjes së djeshme, Bonuçi, i cili i rriti ndjeshëm dozat e humorit, duke i dhuruar një puthje pas qafe sulmuesit. Një gëzim i gjithi legjitim për bardhezinjtë, të cilët rrëmbyen kreun e renditjes pas triumfit të djeshëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"