VIDEO/ “Putana” e pranishme në çdo grumbullim, tani Manaj “merr hak” ndaj Xhakës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 23:04

VIDEO/ “Putana” e pranishme në çdo grumbullim, tani Manaj “merr hak” ndaj Xhakës

Rey Manaj dhe Taulant Xhaka duken se kanë një miqësi mjaft të mirë së bashku. Edhe pse të dy lojtarët i bashkon vetëm Kombëtarja, pasi gjithmonë kanë luajtur në kampionate të ndryshme, sa herë janë në grumbullim, ata nuk e lënë rastin pa e treguar këtë miqësi të fortë.

xhaka

Në grumbullimin e muajit shtator, ishte mesfushori, i cili në një video të postuar në Instagram, e quante sulmuesin e Albasetes “putana”, ndërkohë që ky i fundit, i kthehet me shaka, duke i drejtuar gishtin e mesit.

Xhaka – Manaj on Vidnews.

Por, mbrëmjen e djeshme teksa të gjithë pjestarët e Kombëtares ishin duke darkuar, dhe ndërkohë po shihnin edhe ndeshjet që zhvilloheshin për Ligën e Kombeve, të dy lojtarët kanë përsëritur episodin, edhe pse një muaj më pas.

Këtë herë, ishte Manaj ai që në një farë mënyrë “mori hak”, dhe teksa po filmonte Xhakën, e thërret me shaka “putana”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"