VIDEO/ Publikohet videoja e rrallë, shikoni momentin kur Khabibi bënte tifo për Mek Gregor 5 vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 23:15

VIDEO/ Publikohet videoja e rrallë, shikoni momentin kur Khabibi bënte tifo për Mek Gregor 5 vite më parë

Një video e vitit 2015, e publikuar nga BT Sport, është duke bërë xhiron e internetit. Ka të bëjë me rivalitetin e egër mes 2 luftëtarëve të UFC, Khabib dhe Mek Gregor, të cilët janë shndërruar së fundmi në armiq të betuar të njëri-tjetrit.

Khabib

Tensionet dhe replikat mes të dyve kanë qenë të shumta edhe pas ndeshjes, diçka e tillë i ka kënaqur tifozët e këtij sporti dhe presin një ndeshje tjetër mes të dyve.

mcgreg-770x470

Megjithatë duket se jo gjithmonë ka patur rivalitet mes tyre, madje sipas video të publikuar së fundmi në rrjet, Khabib shfaqet i lumtur për një fitore të Mek Gregor 5 vite më parë ndaj Jose Aldo, teksa ka mbetur i impresionuar nga irlandezi, duke vendosur duart në kokë. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"