VIDEO/ PSG nuk njeh rivalë, “shkatërron” kundërshtarin dhe merr kreun me pikë të plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 19:30

VIDEO/ PSG nuk njeh rivalë, “shkatërron” kundërshtarin dhe merr kreun me pikë të plota

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore shumë të lehtë përballë Amiens duke e shkatërruar me rezultatin 5-0 në “Parc des Princes”. Qendërmbrojtësi brazilian Marquinhos hapi serinë e golave për vendasit kur shënoi 12 minuta brenda takimit. Adrien Rabiot dyfishoi epërsinë pas tri minuta para pushimit të pjesës së parë. Përkundër dominimit dhe krijimit të shumë rasteve, vendasve iu desh të prisnin pothuajse deri në fund të të takimi për të shënuar golat e radhës

bandicam 2018-10-20 19-28-33-262.Dhjetë minuta para fundit, parisienët shënuan 3 gola të shpejtë duke e ngritur në 5-0 epërsinë ndaj Ameins. Golashënues ishin mesfushori gjerman Julian Draxler dhe Kylian Mbappe. Golin e pestë të PSG e vulosi Diaby në fund të takimit. Pas kësaj fitore bindëse PSG është lideri i Ligë 1 me 30 pikë të plota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"