VIDEO/ PSG-ja hakmerret për humbjen e shtatorit, Marseja e pafuqishme të ndalë yjet e parizienëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 22:27

VIDEO/ PSG-ja hakmerret për humbjen e shtatorit, Marseja e pafuqishme të ndalë yjet e parizienëve

PSG-ja fitoi pastër 0-2 “klasiken” e futbollit francez kundër Marsejës. Parizienëve u mjaftuan golat e Kilian Mbapesë dhe Mauro Ikardit në minutët 9’ dhe 24’ duke u ngjitur në vendin e tretë në Ligën 1.
a1578bd0f52ea489509401cf717577c5o2
Marsejezët ishin të pafuqishëm në shtëpi duke mos arritur të frenonin rivalët e urryer parizienë. Skuadra u drejtua nga trajneri i përkohshëm Naser Lorge.

Në këtë mënyrë, PSG-ja hakmerret për humbjen në 13 shtator të vitit të kaluar, ku Marseja fitoi 0-1 në Paris dhe takimi u mbyll me 5 kartona të kuq.

FT| MARSEJË-PSG 0-2
Golat: Mbape 9′, Ikardi 24′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"