VIDEO/ PSG-ja e pagabueshme në kampionat, ylli i ri i skuadrës është Hakimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 23:07

VIDEO/ PSG-ja e pagabueshme në kampionat, ylli i ri i skuadrës është Hakimi

 

PSG-ja vazhdon ecurinë e fitoreve në kampionat duke siguruar të shtatën radhazi.

hakimi

Parisienët mposhtën 1-2 në transfertë Metzit më një gol të shënuar në minutën e fundit, ashtu si në sfidën ndaj Lionit.

Protagonist absolut u bë Ashraf Hakimi i cili realizoi dygolësh në këtë takim. Marokeni hapi siparin e golave pas 5 minutash lojë, por Kojate befasoi PSG-në duke barazuar shifrat në minutën e 39-të të pjesës së parë.

U desh të vinte fundit i takimit, që PSG-ja të zgjohej duke shënuar sërish me Hakimin. 3 pikë për parisienët të cilët nuk ndalët këtë kampionat duke shkuar në kuotën e 21 pikëve pas 7 ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"