VIDEO/ PSG-ja “dhuratë” Poçetinos të infektuar me “COVID”, parizienëve u mjafton një gol për të marrë kreun e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:16

VIDEO/ PSG-ja “dhuratë” Poçetinos të infektuar me “COVID”, parizienëve u mjafton një gol për të marrë kreun e kampionatit

PSG-ja fitoi ndeshjen e javës së 20-të të kampionatit francez dhe merr kryesimin e kampionatit. Kampionët në fuqi të Ligës 1 mposhtën minimalisht Onxherin me golin e mbrojtësit Lavin Kurzava në minutën e 70-të.

ede5c6a387a9f113240db09736a44578o2

3 ditë pas fitores së Superkupës së Francës, parizinet i bëjnë një tjetër “dhuratë” trajnerit Mauricio Poçetino, i cili mungoi në këtë sfidë pasi është i infektuar me ‘COVID’.

PSG-ja kryeson kampionatin me 42 pikë pas 20 ndeshjesh, por duhet të presë dhe paraqitjen e Lionit, i cili ka një takim më pak.

FT| ONZHER-PSG 0-1
Golat: Kurzava 70′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"