VIDEO/ PSG fitore me drithërima, Mbape dhe Nejmar përmbysin në fund Guingamp

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 19:01

VIDEO/ PSG fitore me drithërima, Mbape dhe Nejmar përmbysin në fund Guingamp

PSG arriti të merrte edhe fitoren e dytë në Francë, edhe pse jo me shumë lehtësi. Ekipi kryeqytetas, fitoi në transfertë, 1-3 ndaj Guingamp, por fitorja edhe pas përmbysjes.

nejmar

Në të parën, ishte Rou që shënoi për vendasit e Guingamp në të 20-tën, dhe 45 minutat u mbyllën me fitoren e tyre. Por, në të dytën, Nejmar dhe Mbape, bënë gjithçka mirë. Braziliani barazoi me penallti në minutën e 53-të, ndërsa më pas, kampioni më i ri i Botës, shënoi dy herë të tjera, në minutën e 82-të, dhe në të 90-tën, për të shënuar rezultatin 1-3, dhe tre pikët e dyta për parizienët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"